TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2023, 09:08

Ishin nën efektin e drogës dhe bënin manovra me makinë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ishin nën efektin e drogës dhe bënin manovra me makinë,

Policia Rrugore në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj të cilët drejtonin makinën në efektin e lëndëve narkotike.  

Sipas burimeve zyrtare janë ndaluar shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe/ose drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetet me drejtues shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon kështu në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.", njofton policia.

tiranë ishin nën efektin e drogës

Lini një Përgjigje