TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2023, 17:29

“Gjithçka ndodhi për 9 sekonda”, dalin detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithçka ndodhi për 9 sekonda”, dalin detaje të

Vetëm nëntë sekonda i kanë mjaftuar 68-vjeçarit në Pire, për t’i marrë jetën shqiptarit, pas një konflikti për vendin e parkingut, shkruajnë mediat greke.

Mësohet se pas një debati mes tyre, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori, pasi ka qëlluar 39-vjeçarin shqiptar, baba i tre fëmijëve.

Pas përplasjes me njëri-tjetrin, 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë. Ky i fundit, nuk e ka parë autorin qe ishte me parë, pasi ndodhej pas një makine, shkruajnë mediat greke.

68-vjeçari mësohet se ka pritur ardhjen e policisë në vendngjarje, dhe më pas është dorëzuar tek autoritetet.

vrasja greqi shqiptari

Lini një Përgjigje