
Publikohen pamjet se ngjarjes tragjike në Greqi, ku një shtetas grek ekzekutoi një të ri shqiptar.
39-vjeçari shqiptar u vra nga një i moshuar grek për vendin e parkimit.
Para ngjarjes së rëndë, mes tyre ka patur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.
Pas sherrit verbal, 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari Briken Limka, nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar.
Lini një Përgjigje