
Një aksident rrugor është shënuar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës me Harqe, ku u përplasën dy automjete.
Aksident në segmentin Milot–Rrëshen, katër të lënduar
Në përplasjen mes dy automjeteve, një grua mbeti e bllokuar për disa minuta dhe u nxor nga shërbimet e emergjencës
Një aksident rrugor është shënuar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës me Harqe, ku u përplasën dy automjete.
Nga përplasja mes një “Mini Cooper” dhe një “Golf 6”, katër persona pësuan lëndime. Një prej të plagosurve, një grua, mbeti e bllokuar brenda mjetit për disa minuta për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga goditja.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje dhe e nxorën gruan nga automjeti. Të gjithë të lënduarit u transportuan drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Policia mbërriti në zonë dhe nisi veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje