Një bandë 'skifterësh' shqiptarë, i përfshirë në vjedhje banesash, është goditur nga policia italiane, pasi ishte kthyer në një shqetësim serioz për banorët në zonat e Bergamos, Pordenones, Venecias dhe Udines.
Të paktën katër persona janë arrestuar, të gjithë shqiptarë, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tyre janë në vijim.
Gjyqtarja e hetimeve paraprake, Francesca Vortali, ka theksuar “prirjen kriminale” të të dyshuarve, duke marrë në shqyrtim kërkesat për masa sigurie të paraqitura nga zëvendësprokurorja Monica Carraturo. Masat janë justifikuar me rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprave penale.
“Për katër shqiptarët nën hetim për vjedhje banesash dhe për arsye të ndryshme, për marrjen e mallrave të vjedhura, riciklimin e targave dhe rezistencën ndaj një pike kontrolli të karabinierëve, fokusi ishte në afërsinë e tyre me disa qarqe të shquara kriminale, si dhe mungesa e punësimit. Shkurt, ata e mbajnë veten përmes aktiviteteve mashtruese”, thanë autoritetet.

Në fokus të hetimeve është edhe Aldi Gjetani, për të cilin gjykata e Pordenones ka vendosur masa të dyfishta sigurie. Përveç masës së fundit, ndaj tij vijon të jetë në fuqi një vendim i mëparshëm për arrest shtëpie për qëllime terapeutike, lidhur me katër vjedhje në Chions dhe Azzano Decimo.
Ai është marrë më herët në pyetje në kuadër të Operacionit AMG, ku sipas avokatit të tij Alberto Settesoldi.
“Ai ushtroi të drejtën e tij për të heshtur”. Avokati shton se klienti i tij akuzohet vetëm për një episod në këtë hetim.
Gjetani ishte identifikuar nga karabinierët në Latisana përmes një gjurme gishtash të lënë në një pagesë autostrade. Pas një dënimi në Udine, ai kishte arritur një marrëveshje pranimi faji të zgjatur në pesë vite. Vendimi i gjykatës në Pordenone parashikon edhe dëbimin e tij pas përfundimit të dënimit.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua rastësisht në një spital në Lombardi, pas përfshirjes në një aksident rrugor, ndërsa ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste.

Ndërkohë, për Silvano Markun, i përfaqësuar nga avokati Cristian Bentivegna, është vendosur masa e paraburgimit. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Lodit për vjedhje të tjera. Avokati i tij deklaroi: “Pyetje të bëra ishin shumë të detajuara. Marrja në pyetje zgjati më shumë se një orë, por pas dy vitesh ai nuk ishte në gjendje të jepte asnjë informacion. Kujtimet e tij nuk janë të qarta.” Ai pranoi se kishte qenë në Friuli, por pa dhënë detaje.
Dy nga të dyshuarit rezultojnë të jenë pjesë e një bande të arrestuar në Lombardi në dhjetor 2024. Ata vepronin të armatosur gjatë grabitjeve dhe, sipas përgjimeve, shprehnin frikë nga reagimi i banorëve në zonat ku operonin.
“Çfarë mund t’u bëj dhjetë njerëzve me duar të zhveshura? Do t’ju shkatërrojnë. Katër prej nesh mund t’i shtypim me leva. Kisha një armë sonte, sepse zakonisht mbaj një. Betohem për motrën time, nuk mund të dalësh këtu pa armë”, tha një prej të dyshuarve në një bisedë telefonike.
Në total, banda dyshohet për 71 vjedhje në verilindje të Italisë, me një dëm të vlerësuar rreth 181 mijë euro. Autoritetet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e kokainës nga disa anëtarë të grupit, si mënyrë për të përballuar rrezikun gjatë aktiviteteve kriminale.

Lini një Përgjigje