TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2026, 08:53

Tentoi të kalojë 30 kg drogë në kufi, arrestohet greku në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalojë 30 kg drogë në kufi, arrestohet greku

Një sasi prej rreth 30 kilogramësh kanabis është sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa një shtetas grek është arrestuar gjatë tentativës për ta transportuar drejt Greqisë.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda një hapësire të përshtatur në automjet, me qëllim shmangien e kontrolleve kufitare.

Operacioni u realizua nga strukturat e Policisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Migracionit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur zbulimin e drogës dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kanabisi është siguruar në territorin shqiptar dhe kishte si destinacion tregun grek. Autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Lini një Përgjigje