Prokurori Behar Dibra ka kërkuar në total 133 vite burg, ku dënimet më të rënda janë për Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, nga 13 vite secili.
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për 17 të pandehurit e akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në kultivimin e kanabisit në sera të mbyllura në Berat.
Prokurori Behar Dibra ka kërkuar në total 133 vite burg, ku dënimet më të rënda janë për Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, nga 13 vite secili.
Mësohet se për katër nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pezullim të dënimit me burg dhe vënien e tyre në provë për tre vite.
Sipas SPAK, nga ky aktivitet rezulton që të jenë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”.
Për të pandehurit e tjerë janë kërkuar këto masa dënimi:
Sidrit Bisha – 10 vite burg
Suad Smakaj – 9 vite burg
Jurgen Ujkaj – 10 vite burg
Samoel Lushaj – 10 vite burg
Endriol Xheka – 9 vite burg
Mirvaldo Disha – 9 vite burg
Hmadi Dyli – 8 vite burg
Arben Vrapi – 6 vite burg
Adiol Çifliku – 6 vite burg
Lulzim Bushataj – 5 vite burg
Mustaf Manej – 5 vite burg
Bashkim Mema – 5 vite burg
Drita Mema – 5 vite burg
Izmire Mema – 5 vite burg
Edison Mema – 5 vite burg
Operacioni u zhvillua më 10 nëntor 2022, kur u sekuestruan rreth 870 kilogramë kanabis dhe u arrestuan të paktën 11 persona. Më 22 prill 2024, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për 9 persona.
Sipas hetimeve, aktiviteti zhvillohej në Berat, ndërsa në atë periudhë u ndërmorën masa disiplinore edhe ndaj strukturave të policisë lokale, ku pothuajse i gjithë komisariati u përfshi në masa si largim nga detyra apo shtyrje e gradimeve, për shkak të moszbulimit të aktivitetit kriminal.
Lini një Përgjigje