TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2026, 12:24

Sherr me sende të forta për vendin e parkimit, shoqërohen në polici disa persona në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta për vendin e parkimit, shoqërohen në

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Bëhet me dije se, gjatë konfliktit ai është goditur me sende të forta dhe ka marrë lëndime. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe raportohet se, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta, konkretisht për një vend parkimi.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e incidentit dhe ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Dy prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa i plagosuri ka bërë kallëzim në polici. Ndërkohë, ende nuk janë zbardhur identitetet e përfshira në konflikt.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje