TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 18:32

Atentat me tritol? Detaje nga shpërthimi i makinës në Gramsh, plagosen dy vëllezër!

Shkruar nga Pamfleti

Atentat me tritol? Detaje nga shpërthimi i makinës në Gramsh,

Dyshohet se shpërthimi nuk ka ndodhur për arsye të ndonjë problemi teknik në makinë, por mendohet se poshtë mjetit është vendosur një sasi tritoli.

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i makinës në Gramsh. Makina mësohet se ka shpërthyer në ecje. Dyshohet se shpërthimi nuk ka ndodhur për arsye të ndonjë problemi teknik në makinë, por mendohet se poshtë mjetit është vendosur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët rezultojnë vëllezër. Bëhet fjalë për Algert dhe Erald Mina. 

Sipas informacioneve paraprake nga policia dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal. Vëllezërit merreshin me biznes, njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Ndërkohë që për shkaka të plagëve të marra të plagosurit po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

Lini një Përgjigje