TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 15:39

Mbytet në det një 56-vjeçare shqiptare në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Mbytet në det një 56-vjeçare shqiptare në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës.

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.” ku është konstatuar vdekja.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.

det shqiptare greqi

Lini një Përgjigje