
Dalin të tjera detaj nga arrestimi i sotëm në Lezhë, ku një 48-vjeçar nga Pogradeci u kap me armë dhe mina me telekomandë. Në pranga ra Arben Zagolli. Uniformat blu e pikasën dhe arrestuan, ndërsa i gjetën me vete gjetën armën e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan.
Policia njofton se arrestimi i tij parandaloi dhe një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa ende nuk ka informacion se kush ishte objektivi i të arrestuarit. Po ashtu dhe vetë ministri Balla ka thënë se u shmang një ngjarje e rëndë, pro nuk dihet se kush ishte objektivi i 48-vjeçarit. Dyshohet se ai kishte shkuar nga Pogradeci në Lezhë për të vrarë dikë.
Ai u vu në pranga te “Kryqëzimi i Shënkollit”, teksa lëvizte me taksi drejt Lezhës, duke mos finalizuar qëllimin e tij.
Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për të zbuluar objektivin e 48-vjeçarit dhe të tjerë persona që mund të jenë të përfshirë në këtë plan kriminal.
Lini një Përgjigje