TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 10:18

Ende asnjë gjurmë nga autorët e masakrës në Memaliaj, policia blindon zonën; kontrolle në aksin Levan-Tepelenë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Ende asnjë gjurmë nga autorët e masakrës në Memaliaj,

Policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi atentatorët e vrasjes së trefishtë në Memaliaj.

Disa postoblloqe janë ngritur në autostradën Levan-Tepelenë, ku po kontrollohen automjetet e dyshimta. Ndërkohë RENEA dhe forcat e tjera janë duke bërë kontrolle në gjithë zonën.

Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Viktima, Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Ende asnjë gjurmë nga autorët e masakrës në Memaliaj,

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë. Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

 

Lini një Përgjigje