Të tjera detaje kanë dalë nga atentati në Memaliaj, me 3 të vdekur dhe një i plagosur. Policia gjeti afër Mallakastrës të djegur një automjet, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Brenda makinës tip “BMW” janë gjetur tre armë zjarri. Sakaq mësohet se nga djegia e automjetit ka marrë flakë edhe lokali në anë të rrugës ku ishte lenë makina.
Sipas policisë, pas atentatit autorët janë larguar nga vendngjarja drejt Mallakastrës, ku dyshohet se kanë djegur makinën në afërsi të fshatit Bejaj.
Nga atentati kanë mbetur të vrarë shtetasit Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.
Lini një Përgjigje