TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 12:03

Merrte makina me qira dhe nuk i kthente më, arrestohet 43-vjeçari i shumëkërkuar

Shkruar nga Pamfleti

Merrte makina me qira dhe nuk i kthente më, arrestohet 43-vjeçari i

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia. 43-vjeçari në periudhën shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ka marrë automjete me qira, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më.

Njërin nga automjetet e marra me qira nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje