TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 11:14

Tentativë vrasjeje në Fier, i riu qëllon me thikë një grua

Shkruar nga Pamfleti

Tentativë vrasjeje në Fier, i riu qëllon me thikë një

Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi ditën e djeshme ka tentuar të vrasë me thikë një grua.

Mësohet se i riu ka plagosur një 59-vjeçare nga fshati Zhupan të Fierit.

33-vjeçari Ardit Nuhu po nga fshati Zhupan tentoi të vriste gruan për motive të dobëta me thikë, e cila përfundoi e plagosur në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mbi këtë shtetas rëndon vepra penale  “Vrasje për shkak të mardhenieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje