
Një tjetër ngjarje kriminale është shënuar në vend, pas atentatit me 3 të vdekur dhe një të plagosur në Memaliaj.
Mësohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Tale të Lezhës. Për pasojë një peron ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në plazh dhe dyshohet se dy persona janë konfliktuar mes tyre, duke nxjerrë më pas dhe armët e zjarrit. Polica ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për kapjen e autorit.
Duhet theksuar se në mesnatë pati një atentat në Memaliaj, ku u vranë 3 persona dhe u plagos një tjetër. Ndërkohë në Fier pati një tentativë vrasje, pasi një i ri qëlloi një grua duke e plagosur me thikë. Ndërkohë në Lezhë u kap një person me mina dhe armë, i cili do të kryente një atentat.
Lini një Përgjigje