TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 14:17

“U parandalua një ngjarje e rëndë në Lezhë”, Taulant Balla: Pres zbardhjen sa më shpejt të atentatit në Memaliaj

Shkruar nga Pamfleti

“U parandalua një ngjarje e rëndë në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale mbi atentatin në Memaliaj dhe kapjen e një personi të armatosur në Lezhë.

Ai shprehet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj, atje ku mesnatën e së shtunës në një atentat të mirëorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi, mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Nga ana tjetër ai tha se në Lezhë është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale.

Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje