TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 14:41

“Doli të pinte kafe”/ U vra në atentatin e Memaliajt, reagon vëllai i Marsel Çelës: Shteti të gjejë autorët, ndryshe vetëgjyqësi

Shkruar nga Pamfleti
“Doli të pinte kafe”/ U vra në atentatin e Memaliajt,
Gledio Muka majtas dhe Marsel Çela djathtas

“Thikë pas shpine” e konsideron vëllai i Marsel Çelës vrasjen në lokalin ku 47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj. Ai ishte i pafajshëm dhe ishte klient në lokal, por atentatorët nuk e kursyen sepse ndodhej pranë objektivit.

I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”, tha ai.

Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje