
Një shpërthim ka ndodhur në qendër të qytetit të Gramshit pasditen e sotme, pasi një makinë ka marrë flakë. Ende nuk dihet nëse automjeti ka shpërthyer prej një lënde plasëse apo ka pasur një defekt.
Nga shpërthimi i automjetit mësohet kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët mësohen se janë vëllezër, Algerd dhe Erald Mina. Të plagosurit po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Rrethanat e shpërthimit mbeten të paqarta, ndërkohë që forcat zjarëfikse dhe policia ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor gjithashtu po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje