TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 16:16

E rëndë në Itali, shqiptari vret me thikë 28-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Itali, shqiptari vret me thikë 28-vjeçarin
28-vjeçari italian që mbeti viktimë pas sulmit me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 28-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Casette.

28-vjeçari Stefano Bartoli, emër i njohur për policinë është vrarë nga një 43-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar nga karabinierët, shkruajnë mediat italiane. 

Vrasja, sipas një rikonstruksioni fillestar, ka ndodhur pak pas orës 21:00 mbrëmjen e djeshme, pas një debati.

I goditur për vdekje me një thikë kuzhine, Bartoli u përpoq të arratisej nga shtëpia e shqiptarit, por u rrëzua disa metra më tutje, në mes të rrugës.

Ai u pikas nga dy të moshuar të cilët lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Pas marrjes së pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të disa shtëpive përgjatë rrugës dhe dëgjimit të disa dëshmitarëve, policia ndaloi shqiptarin, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Bëhet fjalë për 43-vjeçar, banues prej shumë vitesh në Itali, i cili jetonte në shtëpi me nënën pensioniste pas vdekjes së babait të tij. Karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit.

itali shqiptar vrasje thike 28-vjeçar

Lini një Përgjigje