TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 16:13

Akident i rëndë në aksin “Rrjoll- Shkodër”, plagosen dy persona!

Shkruar nga Pamfleti
Akident i rëndë në aksin “Rrjoll- Shkodër”,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se dy automjet janë përplasur në aksin rrugor  “Rrjoll- Shkoder”, ku kanë mbetur të plagosur dy pasagjere, të moshës 57 dhe 54-vjeç. Pasagjeret e të dyja mjeteve janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë që polici ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar shtetaset V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe (pasagjere) në dy automjetet, te cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje