
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar që po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb.
Përplasja ka ndodhur si pasojë pasi 54-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit.
Sipas policisë, nga përplasja me shkëmbin, mbeti i lënduar lehtë vetë 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij. Fatmirësisht që të tre janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën). Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje