TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2026, 10:25

Eksploziv makinerive në Spaç, policia nis hetimet; si u zbulua lënda plasëse

Shkruar nga Pamfleti
Eksploziv makinerive në Spaç, policia nis hetimet; si u zbulua
Tritoli i vendosur në makineri

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne në makinerinë e një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë, duke ngritur alarmin në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, punonjësit e kompanisë kanë qenë të parët që kanë vënë re lëndën plasëse dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Fatmirësisht, eksplozivi nuk ka shpërthyer, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere, të cilat do të kryejnë procedurat për çaktivizimin e lëndës plasëse.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e mundshëm të vendosjes së eksplozivit pranë makinerive të kompanisë.

mirdite tritol spaç

Lini një Përgjigje