TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2026, 09:57

Qëllonte me kallashnikov dhe terrorizonte banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq; në pranga edhe bashkëpunëtori grek

Shkruar nga Pamfleti
Qëllonte me kallashnikov dhe terrorizonte banorët, arrestohet
Pamje nga arrestimi

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia në Maliq pasi qëllonte me armë zjarri në fshatin Orman, duke krijuar panik te banorët dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Në pranga përfundoi shtetasi Kristo Agolli, 40 vjeç, banues në fshatin Orman, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve. Në vendngjarje policia sekuestroi një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak, që dyshohet se u përdor gjatë të shtënave që alarmuan banorët e zonës.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, policia gjeti fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe Dimitrios Pentazidis, 48 vjeç, banues në Athinë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ndodhej bashkë me Agollin në momentin kur ai qëllonte me armë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte shkuar në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me aparatin metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin Kristo Agolli, 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasi grek Dimitrios Pentazidis, 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte ardhur në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arrestohet 40-vjecari ne maliq

Lini një Përgjigje