TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2026, 15:12

Sherr me thika në Durrës, plagoset 26-vjeçari; autori në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Durrës, plagoset 26-vjeçari; autori në

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Durrësit pas një konflikti me një person tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, i riu është goditur me thikë në këmbë për arsye ende të paqarta. Raporohet se ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se autor i dyshuar i plagosjes është një 35-vjeçar me iniciale A.N, i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se po punohet për kapjen e tij, si edhe për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.

26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje