Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës.
Lënda plasëse i është vendosur automjetit të agjentit të Krimeve në këtë zonë, i identifikuar si Gent Gjetja.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.
“Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po vijon hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje