Autori dyshohet se ka qëlluar disa herë në ajër dhe më pas ka drejtuar armën në kokë një personi
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Sarandë, ndërsa një person është kanosur me armë.
Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka qëlluar disa herë në ajër dhe më pas ka drejtuar armën drejt kokës së një shtetasi, duke e kanosur.
Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi me një automjet tip Audi Q7, në drejtim të zonës së Borshit.
Burime bëjnë me dije se policia ka ndërhyrë dhe ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar pas largimit nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Lini një Përgjigje