TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2026, 09:57

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, policia jep detajet e ngjarjes: 4 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, policia jep

Policia e Sarandës ka zbardhur një ngjarje me të shtëna me armë zjarri në ajër, e ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve në lagjen nr. 1 të qytetit.

Policia ka identifikuar dhe ndaluar katër persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet paraprake dyshohet se më 12 mars 2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj dhe për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

Si rezultat i operacionit policor, më 13 mars 2026, gjatë orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të gjithë 18 vjeç dhe banues në Sarandë. Sipas Policisë, këta persona dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 5 gëzhoja, disa aparate celularë dhe një automjet, në cilësinë e provave materiale.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, të dy të dyshuar si autorë të të shtënave me armë zjarri. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tyre dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Reagimi i shpejtë i Policisë zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen katër persona, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, më datë 13.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.", njofton policia.

Lini një Përgjigje