TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2026, 20:44

Dhunoi policin bashkiak, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi policin bashkiak, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë
Policia

Ngjarja ndodhi pasi punonjësi i Policisë Bashkiake i vendosi masë administrative për parkim të gabuar

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi goditi një punonjës të Policisë Bashkiake gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”. Pas vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar, 43-vjeçari ushtroi dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Vlorë, S. N., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për vijimin e veprimeve ligjore.

Lini një Përgjigje