TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2026, 20:08

Sherr me sende të forta në Durrës, 91-vjeçari dhunon dhëndrin e tij

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me sende të forta në Durrës, 91-vjeçari dhunon
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij.

Pas konfliktit të dy kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital.

"Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."-njoftoi policia.

ngjarje e rëndë në sarandë durrës

Lini një Përgjigje