TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2026, 10:20

Pastrim parash përmes Call Center, Prokuroria sekuestron pronat e fierakut; si funksiononte skema

Shkruar nga Pamfleti
Pastrim parash përmes Call Center, Prokuroria sekuestron pronat e fierakut;
Prokuroria e Fierit

Sekuestroja përfshin një njësi me sipërfaqe 230 metra katrorë dhe një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë në Fier.

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar dy pasuri në pronësi të shtetasit E.Sh., i cili dyshohet se ka përfituar para nga aktiviteti i një call center-i në qytet. Ai është vënë nën hetim për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Sekuestroja përfshin një njësi me sipërfaqe 230 metra katrorë dhe një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë në Fier.

Gjatë verifikimeve janë konstatuar depozitime të shumave të konsiderueshme cash në llogari bankare, të cilat nuk justifikojnë burim të ligjshëm.

Këto para dyshohet se janë përdorur më pas për investime në pasuri të ndryshme. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se janë kryer veprime për transferimin e tyre, me qëllim fshehjen e origjinës së parave.

"Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për 3 vepra penale

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1381, datë 16.12.2021, i regjistruar ndaj personit nën hetim E.Sh., dyshohet se nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme monetare Cash, në llogaritë bankare të cilat nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të origjinës. Më pas, këto vlera u investuan në pasuri të luajtshme të paluajtshme, të cilat janë ende në verifikim. Nëpërmjet veprimeve juridike u synua transferimi i pasurive, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme, fakt që përmban elementë të veprës penale të dyshuar “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Në funksion të këtij procedimi penal ndaj personit nën hetim, u caktuan masat e sigurimit personal me karakter shtërngues. Njëkohësisht, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë në mbështetje të nenit 274 të Kodit të Proceduës Penale, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi:

1 –  Pasurinë e llojit Njësi, me sipërfaqe 230 m2;, si dhe

2 – Pasurinë e llojit apartament me sipërfaqe 100 m2, në Fier.", njofton Prukuroria e Fierit.

prokuroria e fierit

Lini një Përgjigje