Një 40-vjeçare është shpallur në kërkim në Korçë pasi dyshohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Korçës, në kërkim është shpallur shtetasja M. D., 40 vjeçe, banues në qytet. Autoritetet dyshojnë se ajo ka konsumuar elementë të veprës penale “braktisja e fëmijëve të mitur”.
Rasti është bërë i njohur pas një denoncimi nga familjarët. Pas verifikimeve fillestare, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme për këtë rast.
Lini një Përgjigje