TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2026, 22:45

Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça; dyshohet se shkak i gjendjes kritike ishte kequshqyerja!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça; dyshohet

Një foshnje 2 muajshe nga Korça ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, pasi ishte transportuar me urgjencë për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Foshnja mbërriti një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje kritike. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, foshnja ka ndërruar jetë disa orë pas mbërritjes në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Mësohet se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës.

Gjatë procedurave pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes së foshnjës, përfshirë nëse ajo ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes apo e ndonjë problemi tjetër shëndetësor që mund të ketë qenë i pranishëm që në lindje.

qsut korçë

Lini një Përgjigje