TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2026, 19:33

Emri/ Zbardhet ngjarja në Sarandë, 31-vjeçari dhunoi dhe kanosi me armë ish-bashkëshorten

Shkruar nga Pamfleti
Emri/ Zbardhet ngjarja në Sarandë, 31-vjeçari dhunoi dhe
Foto ilustruese

31-vjeçari Kristi Ceka është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi rreth orës 17:30 ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Pasi e ka dhunuar, Ceka dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar 4-5 herë në ajër.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borshit, ku është edhe banues sipas policisë, por është arritur të kapet nga blutë.

"Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj  ngjarje.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njoftoi policia.

 

ngjarja në sarandë dhunoi kristi ceka

Lini një Përgjigje