TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2026, 10:10

I vuri tritolin automjetit të Klosit, publikohet fotoja e Jurgen Gjonajt

Shkruar nga Pamfleti
I vuri tritolin automjetit të Klosit, publikohet fotoja e Jurgen Gjonajt
Jurgen Gjonaj

Është publikuar fotoja e 32-vjeçarit Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet nga autoritetet si personi që ka vendosur dhe më pas ka aktivizuar lëndën plasëse në automjetin e 36-vjeçarit Oltjon Klosi.

Sipas policisë, Gjonaj nuk ka vepruar i vetëm, pasi dyshohet se është ndihmuar nga gjashtë persona të tjerë në organizimin dhe realizimin e atentatit.

Hetimet paraprake tregojnë se lënda plasëse është vendosur për llogari të Sabah Nuzit, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe është përfshirë në disa çështje të rënda kriminale.

Grupi hetimor po punon për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë, ndërsa po analizohen provat dhe komunikimet që mund të hedhin më shumë dritë mbi organizimin e atentatit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 10 mars, ndërsa hetimet zbuluan se porosia ishte dhënë nga burgu i Fushë Krujës.

Të arrestuarit janë Renato Balla, Jurgen Gjonaj, Eklips Leti, Kristjan Ahmerama, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Ndërkohë porositësi është Sabah Nuzi, i cili ndodhet në IEVP e Fushë Krujës.

Sabah Nuzi, i arrestuar me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 dhe më pas groposjen në një fshat të Kurbinit, rezulton person me precedentë penalë. Në vitin 2020, Nuzi u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një 26-vjeçar. 

Lini një Përgjigje