TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 10:52

Drogë e ndarë në doza gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Drogë e ndarë në doza gati për shitje, arrestohet

Një 24-vjeçar, i cili shpërndante drogë në lagjet e Durrësit është arrestuar nga policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, u arrestua një 24 vjeçar, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije.

"Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, që shpërndante drogë në lagjet e qytetit të Durrësit.

Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike gati për shitje

Si rezultat i informacioneve  të marra në rrugë operative, për një tjetër  rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit,  Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim droge

Lini një Përgjigje