TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 07:48

Aksident në Lezhë/ 'Audi' merr para 5 mjete, plagoset drejtuesi 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Lezhë/ 'Audi' merr para 5 mjete, plagoset
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve. Një automjet tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin rreth orës 01:30 dhe ka marrë para makinat e parkuara, duke dëmtuar 5 automjete.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audi’-t, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shpejtësia e ‘Audi’-t ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.

 

aksident ne lezhe

Lini një Përgjigje