TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 21:09

I shpallur në kërkim nga Interpol për vrasje, arrestohet shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga Interpol për vrasje, arrestohet shqiptar

Një shqiptar është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje. Ai është arrestuar në Slloveni, pasi 3 muaj më parë vrau një person në Itali.

Shqiptari i akuzuar, emri i të cilit nuk u bë publik, u ndalua në Lubjanë më 5 janar të këtij viti dhe nga verifikimet e kryera rezultoi i kërkuar edhe nga Interpol Roma.

Ai akuzohet si autor i vrasjes së Vadym Usatyi, një 46-vjeçar i pastrehë ukrainas, i cili u godit nga dy të shtëna me armë zjarri në “Via Varese”, në Saronno, mbrëmjen e 27 tetorit të kaluar.

Gjyqtari lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Autoritetet italiane ende nuk të konfirmojnë se i arrestuari dhe i arratisuri janë i njëjti person, pasi do të duhet të priten rezultatet e testeve të gjurmëve të gishtave të kryera nga autoritetet sllovene, të cilët për momentin nuk u kanë dërguar diçka konkrete kolegëve të tyre italianë.

Identiteti i personit është i njëjtë dhe gjithashtu të dhënat paraprake tregojnë për të njëjtin person të dyshuar. Por për shkak se pritet edhe konfirmimi me analiza, nuk ka ende një kërkesë ekstradimi, informon media italiane.

I kërkuari është një kriminel i njohur për policinë italiane, me precedent penal dhe dhjetëra pseudonime, pasi mbante dhe lëvizte me dokumente false.

Lini një Përgjigje