TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 15:53

Safet Bajri bën kallëzim penal në SPAK: Po vendosin gjoba në emrin tim për vota!

Shkruar nga Pamfleti
Safet Bajri bën kallëzim penal në SPAK: Po vendosin gjoba në
Safet Bajri

Safet Bajri, i forti i Shkodrës banesa e të cilit u kontrollua pak javë më parë nga prokuroria e posaçme ka depozituar një kallëzim ku kërkon të hetohen dhe arrestohen personat qe i kanë keqpërdorur emrin për qëllime kriminale duke i cenuar dhe reputacionin.

Kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga avokati i tij Sokol Tahiraj. Në dokument, thuhet se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin e Bajrit për të grabitur telefona dhe për t'u vendos gjoba nën kërcënimin e armës, duke pretenduar se armën ua kishte dhënë Safet Bajri./Ora News

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje