TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 13:48

Atentati i dështuar ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, GJKKO dënon me burg Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati i dështuar ndaj Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, GJKKO

Luzi ka shpërthyer gjithashtu edhe ndaj të penduarit Amarildo Nikolli duke i thënë ‘do ta shohësh ti Amarildo’, dhe ka goditur xhamin me grusht.

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj në Vlorë.

Ngjarja do të kryhej më 8 gusht 2023, por u parandalua nga policia pasi ekzekutori Amarildo Nikolli u arrestua.

Të pandehur për këtë çështje janë Leonard Luzi dhe Muharrem Koroveshi.

Në përfundim të gjykimit trupa gjykuese e kryesuar nga Bib Ndreca vendosi që Leonard Luzi të dënohet me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg.

Amarildo Nikolli është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 2 vite e 9 muaj burg.

Ndërsa, Muharrem Koroveshi me 10 vite burg, dënimi i ulet nga gjykimi i shkurtuar në 6.8 vite.

Gjatë leximit të vendimit, Leonard Luzi shpërtheu ndaj përfaqësuesve të SPAK me fyerje e kërcënime.

Luzi ka shpërthyer gjithashtu edhe ndaj të penduarit Amarildo Nikolli duke i thënë ‘do ta shohësh ti Amarildo’, dhe ka goditur xhamin me grusht.

Leonard Luizi, i cili dyshohet se porositi vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt u ekstradua nga Spanja drejt vendit tonë në nëntor 2024.

47-vjeçari u arrestua në korrik të të njëjtit vit, pas bashkëpunimit të autoriteteve tona me ato spanjolle. Luzi akuzohet si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit. Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.

Lini një Përgjigje