TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2025, 16:22

Ngjarja në Astir, zbardhen emrat e 5 personave që "mbajtën peng" 21-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja në Astir, zbardhen emrat e 5 personave që "mbajtën

Zbardhen emrat e 5 personave të shpallur në kërkim, pas ngjarjes që alarmoi Astirin ku 21-vjeçarja Sajma Qordja denoncoi në polici se 8 persona e kishin dhunuar.

Bëhet me dije se 5 të rinjtë janë shtetasit Skerdi Sina 29 vjeç, Ogert Alia 31 vjeç, Joni Sadikaj, i dashuri i 21-vjeçares dhe Arnold Jaho 40- vjeç banues në Vlorë dhe Anduel Alia.

Tre prej tyre janë banues në Tiranë ndërsa dy të tjerët në Vlorë. Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja. Avokati thotë se shoqja humbi vetëdijen nga alkooli.

Në dëshminë e saj, vajzase nuk është dhunuar por ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë, Joni Sadikajn, i cili kishte marrë dy apartamente me qira. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Mesditën e së enjtes, të rinjtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa Sajma Qordjan e kanë lënë në dhomë në gjumë. Kur ajo është zgjuar nga gjumi, ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja duke bërtitur e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndihet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar.

Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të 21-vjeçares, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza, e cila herë pas here bërtiste e frikësuar duke shfaqur paranoja, nuk u ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati, i cili ka komunikuar me video-call me të bijën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën.

Efektivët e rendit lajmëruan FNSH dhe forcat RENEA, të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë, personat e tjerë, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit, janë larguar.

Lini një Përgjigje