TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 10:29

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet "i forti" i Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. Vladimir Këndella ishte person me precedent penal, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje në Gjermani.

Nga kontrollet në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Komisariati i Policisë Nr.4, finalizoi operacionin policor të koduar “Ekol”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i personit me inicialet V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin gjerman.

‘Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë. Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, njoftoi sot policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje