TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 17:20

Drogë dhe grup kriminal, SPAK çon për gjykim 5 të arrestuarit e operacionit “Shpirti”!

Shkruar nga Pamfleti
Drogë dhe grup kriminal, SPAK çon për gjykim 5 të
Pamje nga operacioni 'Shpirti'

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin në gjykim të çështjes penale të regjistruar në vitin 2019, që lidhet me veprimtari të dyshuara të trafikut të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Erjon Hoxhara, Eltion Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza. Ata akuzohen për një sërë veprash penale, mes të cilave trafikimi i narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale në kuadër të këtij grupi.

Sipas vendimit të gjyqtares Olkeda Lice, tre prej të pandehurve, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza, përballen gjithashtu me akuza për kultivim të bimëve narkotike dhe për raste të trafikut të narkotikëve të mbetura në tentativë.

Gjykata ka urdhëruar formimin e fashikullit të gjykimit dhe depozitimin e tij në sekretarinë gjyqësore brenda afatit 10-ditor. Vendimi i marrë në këtë fazë procedurale është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet.

Çështja lidhet me hetimet e zhvilluara në kuadër të operacionit të njohur si “Shpirti”, një prej procedimeve të rëndësishme të viteve të fundit në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe krimit të organizuar

operacioni \'shpirti\'

Lini një Përgjigje