Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit
Në Pogradec u zhvilluan homazhe dhe ceremonia e varrimit të efektivit të forcave “Shqiponja” Enea Mekolli, i shpallur Dëshmor i Atdheut. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Bajram Begaj dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit.
Detaje nga operacioni për Violand Braçellarin
Të reja dalin nga operacioni për kapjen e Violand Braçellari, i cili dyshohet si person me rrezikshmëri të lartë dhe i përfshirë më herët në aktivitete kriminale.
GJKKO refuzon gjyqin “live” për dosjen Meta
Gjykata e Posaçme GJKKO rrëzoi kërkesën për transmetim live të procesit ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa Kryemadhi kërkoi transparencë dhe akses në provat e dosjes.
Ekstradohen 6 të shumëkërkuar nga Dubai
Gjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht u ekstraduan nga Dubai në Shqipëri dhe pritet të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre.
Plagosje me armë në Tiranë
Dy vëllezër u plagosën në zonën e rrugës “Faik Konica”, pasi dyshohet se u sulmuan nga persona të paidentifikuar. Policia po heton ngjarjen.
Mashtrim 60 mijë euro në Durrës
Një kambist u mashtrua dhe humbi 60 mijë euro, ku dyshohet i përfshirë Florian Gjergji përmes një skeme identiteti të rremë.
Operacion kundër kanabisit në Krujë
Policia zhvilloi aksion të gjerë në Krujë kundër kultivimit të kanabisit, me kontrolle në disa zona problematike.
Kontrolle në Sarandë
Në Sarandë, policia sekuestroi armë dhe dyshohet edhe lëndë narkotike gjatë një kontrolli në një lokal, duke shoqëruar disa persona.
Aksident tragjik në Kardhiq-Delvinë
1 viktimë dhe 3 të plagosur; një automjet përplaset me tjetrin, del nga rruga dhe përmbyset
Lini një Përgjigje