Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për transmetimin e seancës gjyqësore, duke mos pranuar zhvillimin e saj në mënyrë publike.
Ndërkohë, në lidhje me kërkesën për aksesimin e provave elektronike, GJKKO ka urdhëruar SPAK-un të krijojë kushtet e nevojshme për vënien e tyre në dispozicion.
Po ashtu, gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamtë gjatë zhvillimit të seancës.
Meta po gjykohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Me të njëjtat akuza përballet edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Procesi për ish presidentin Meta dhe Kryemadhin është ndarë pasi ata do të gjykohen me gjykim të zakonshëm, ndërkohë që të pandehurit e tjerë, Fatime Kryemadhi, nëna e ish deputetes; Ema Çoku dhe Pirro Xhixho do të gjykohen me gjykim të shkurtuar.
Lini një Përgjigje