Detaje të reja janw zbardhur nga grabitja e regjistruar paraditen e së martës brenda një banke në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, autori ka ndjekur një grua të moshuar që po shkonte në bankë për të kryer një depozitë. Pasi ajo ka hyrë në ambientet e institucionit financiar, ai është futur pas saj dhe e ka kërcënuar me një objekt që dyshohet se i ngjante një arme.
Nën kërcënim, ai i ka marrë shumën e parave që e moshuara kishte me vete për ta dorëzuar në arkë. Pas grabitjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Burime paraprake bëjnë me dije se ai mbante kokore dhe përdori një skuter për t’u larguar, çka ka vështirësuar identifikimin e tij.
Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur disa pika kontrolli në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa po punon për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Lini një Përgjigje