TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 13:57

I mori 15 mijë paund një klienti që po i depozitonte, zbardhen detaje nga grabitja e bankës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
I mori 15 mijë paund një klienti që po i depozitonte, zbardhen
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me grabitjen e ndodhur në filialin e OTP Bank në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe mbante me vete një çantë. Pas kryerjes së grabitjes, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur një skuter elektrik.

Burime paraprake bëjnë me dije se grabitësi ka arritur t’i marrë një klienti të bankës një shumë që dyshohet të jetë mes 10 dhe 15 mijë paundësh, duke e kërcënuar me një send që në pamje të parë ngjante me armë zjarri.

Mësohet se qytetari ndodhej në ambientet e bankës për të depozituar shumën e parave kur ka ndodhur ngjarja. Në momentin e grabitjes, paratë nuk ishin dorëzuar ende pranë sportelit të bankës.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje