TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2026, 15:21

Aksident te Laguna e Patokut, plagoset rëndë një person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident te Laguna e Patokut, plagoset rëndë një person
Foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lagunës së Patokut, në Lezhë, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e personit të plagosur apo përgjegjësinë për ngjarjen.

 

aksident rrugor

Lini një Përgjigje