Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, të arrestuar pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës në zonën e Zvërnecit.
Sipas hetimeve paraprake, Grami dhe Vathi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës së organizuar kundër projektit që po kundërshtohet nga banorë dhe aktivistë në këtë zonë.
Të dy u paraqitën para Gjykatës së Vlorës, e cila vendosi të pranojë kërkesën e organit të akuzës për caktimin e masës më të rëndë të sigurisë.
Më herët, gjykata kishte vendosur gjithashtu masën “arrest me burg” edhe për Geraldo Bibën, punonjës i kompanisë “Major Security”, i cili akuzohet për dhunimin e protestuesit gjatë të njëjtit incident.
Ngjarja ka shkaktuar reagime publike, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë në incidentin e regjistruar gjatë protestës në Zvërnec.
Lini një Përgjigje