TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Maj 2023, 19:24

Zgjedhje mizerje, poshtëruese sesi ende ne votojmë me gishtin e lyer me bojën e turpit

Shkruar nga Bledi Mane

Zgjedhje mizerje, poshtëruese sesi ende ne votojmë me gishtin e lyer

Unë megjithëse kam 33 vjet që jetoj në një vend të lirë dhe aspiroj Bashkimin Evropian, politika e këtushme më fyen e më poshtëron me bojërat e turpit.

Në foton e parë është gishti im, jo gishti i mesit por gishti i turpit. Kjo njollë, kjo matrikull tregon se unë kam votuar dhe jam i vetmi banor në botën e qytetëruar që ma kushtëzojnë e ma sipërfaqin vullnetin tim. Shtete e vende të tjera që nga Afganistani e deri në Libi që janë në luftë e konflikte kur votojnë matrikullohen nëpër gishta.

Unë megjithëse kam 33 vjet që jetoj në një vend të lirë dhe aspiroj Bashkimin Evropian, politika e këtushme më fyen e më poshtëron me bojërat e turpit. Teknologjia avancon çdo ditë, ne porosisim edhe pizza-n me prekje ekrani në celular ndërsa vullnetin e votës na e nxijnë me bojë...

Një tjetër arsye pse sot pati kaq pak votues, një tjetër arsye pse braktiset atdheu!

P.s/ Në fotot e tjera, listat e shteteve që votojnë me gishtin e lyer me bojë

Zgjedhje mizerje, poshtëruese sesi ende ne votojmë me gishtin e lyerZgjedhje mizerje, poshtëruese sesi ende ne votojmë me gishtin e lyerZgjedhje mizerje, poshtëruese sesi ende ne votojmë me gishtin e lyer

votimi zgjedhjet bledi mane

Lini një Përgjigje